Berisha dhe grupimi për Komisonin për Rithemelimin e PD-së ka vendosur që Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të PD-së të mos e mbajë me datën 22 mars. Ky vendim lidhet me faktin se zgjedhjet e 6 marsit ndikuan dhe nisur nga fakti se duhet të zhvillohet analizave e rezultatit në të 6 bashkitë.
Komisioni i Rithemelimit të PD sot ka zhvilluar mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.
Kështu është vendosur që kongresi i parashikuar me datën 22 mars të shtyhet dhe të mbahet me 30 prill, pas afor një muaji.
Nuk dihet nëse ky vendim është një taktikë e Berishës dhe të mbështetësve të tij, me qëllim për të thithur sa më shumë njerëz nga radhët e deputetëve të PD-së që dolën kundër Bashës për humbjen e zgjedhjeve në të 6 bashkitë. Zërat kundër Bashës dhe që kërkojnë largimin e tij janë shtuar pas rezultatit zhgënjyes dhe siç duket në pritje është Berisha.
Nga një pjesë e deputetë kundër Bashës që janë në PD kanë hedhur idenë e një kongresi pajtimi, por disa të tjerë kanë theksuar gjithashtu se veç Bashës duhet të largohet edhe Berisha për të pasur një bashkim. Por kjo nuk është pranuar as nga Berisha dhe as nga Basha që të largohen.
Vendimet e Komisionit të Rithemelimit
Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.
Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:
Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,
Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,
Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill./m.j