Gjykata ka dënuar me 2 vjet burg Arben Mema.
Mema, është i riu i cili në mesditën e 25 Prillit 2021, u fut në mes të sheshit Skëndërbej dhe u rrezikoi jetën disa qytetarëve.
Ai u neutralizua nga qytetarët, të cilët me forcë e ndaluan që të mos vazhdonte drejtimin e makinës më tej.
Arben Mema rezultoi se ishte i droguar në momentin që kreu veprimin e rëndë.
/a.r