Presidenti i Ukrainës, një intervistë për Sky News, është shprehur se vendi i tij nuk mund ta fitoje luftën kundër Rusisë i vetëm dhe tha se shtetet e tjera duhet të bashkohen dhe të veprojnë para se “të jetë shumë vonë”.
Duke folur me Alex Crawford nga zyra e tij në kryeqytetin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për Perëndimin që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi.
Ai akuzoi shtetet e tjera se janë të pavendosur në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistë” ndërsa për vendet perëndimore tha: “Nuk mund të vendosni ta mbyllni hapësirën ajrore ose të mos e mbyllni… nuk mund të vendosni.”
“Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, duhet ta mbyllni, mos prisni t’u kërkoj disa herë, një milion herë, mbyllni qiellin.”
“Mbyllni hapësirën ajrore dhe ndaloni bombardimet,” tha ai, duke apeluar që bota të veprojë sa më shpejt.
I pyetur për shqetësimet perëndimore rreth potencialit të një zone ndalim-fluturimi që do të përshkallëzojë konfliktin dhe do të sjellë një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë duke e përkeqësuar atë, ai tha: “Më keq për kë? Për familjet tona? Jo… Për ta…? Kush e di? Askush nuk e di. Por ne e dimë se pikërisht kjo tani është shumë e keqe dhe në të ardhmen do të jetë tepër vonë”.
“Më besoni, nëse zgjatet në këtë mënyrë, do të shihni… ata do të mbyllin qiellin, por ne do të humbasim miliona njerëz”.
Ai shtoi: “Lufta e tretë botërore do të fillojë dhe vetëm atëherë do të krijoni një zonë ndalim-fluturimi – por do të jetë tepër vonë.”
g.kosovari