Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Shkodër. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur Admir Bajri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dobraç” pranë një supermarketi. Bajri ka qenë brenda makinës së tij të parkuar në anë të rrugës kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar të cilët i bënë pritë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Mediat sjellin nga vendngjarja pamjet e para të plagosjes me armë.
/a.r