Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve këtë të martë. Takimi pritet që të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e PD-së.
Kujtojmë që mbrëmjen e së hënës PD mblodhi grupin parlamentar. Një pjesë e deputetëve i kërkuar kryedemokratit Basha që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Kjo për shkak të humbjes së PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, ku asnjë prej kandidatëve të saj nuk fitoi.
/a.r