“Fituam se s’ka kush fiton tjetër”, kështu u shpreh këtë të martë Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për rezultatin e 6 Marsit, ku PS mori 5 bashki.
Elja Zotka, gazetare Tv Klan: Lulzim Basha ju akuzon për masakër zgjedhore, unë dua t’ju pyes vetëm kaq: Pse nuk ju funksionon si PS masakra në Shkodër, asnjëherë?
Edi Rama: Unë nuk dua të bëj fare nga këto debate sepse këto janë një luks që është i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj që kjo është koha për t’u parë në sy shumë më tepër me një-i tjetrin për ta dëgjuar shumë më tepër me respekt njëri-tjetrin dhe për të kursyer shumë më tepër llafe ndaj njëri tjetrit sepse po ju them dhe një herë tjetër larg qoftë shkojmë drejt një situate ku gjërat vijnë dhe me jetë. Kështu që ta lemë edhe këtë politikën këtu në punën e et, kush ka nge ta bëjë le ta bëjë unë nuk më intereson fare. Sot ka vetëm një gjë në kokën time, non stop. Si ta mbrojmë, sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, si të mbrojmë sa më mirë popullin shqiptar nga kjo flamë. Kaq. Këto pastaj.. fituam Dibrën, Rrogozhinën, Vlorën, Lushnjen, Durrësin.. po pastaj? Çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore? Dakord shumë mirën fituam, dakord iku. S’mbaj mend kurrë që të mos kem pasur mendjen asnjë minutë tek zgjedhjet: S’e kam pasur asnjë minutë, realisht! Fituam, fituam natyrisht fituam se s’ka kush fiton tjetër.
/a.r