Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar disa pika të palnit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare për kursimin e energjisë elektrike. Ajo vuri theksin se sot nuk është një problem vetëm çmimi, por mungesa e sasisë, prandaj tha se ky plan do të nisë zbatimin në administratë dhe më pas edhe te qytetarë.
“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi, por po përballem me mungesën e kapaciteteve prodhuese dhe nëse hasim cdo ditë është se nuk përmbushim sasitë e kërkuara, sasitë që sot prodhohen është se nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme”, tha Balluku.
g.kosovari