“Ditë e tmerrshme”, kështu e konsideroi Ervin Salianji ditën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë, por u rendit si forcë e tretë, duke arritur të marrë një numër shumë më të vogël votash sesa koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën.
Komenti i shkurtër i Salinajit ishte i vetmi nga deputetët e PD, të cilët refuzuan të komentonin, teksa po futeshin në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës me grupin e deputetëve./m.j