Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për mediat menjëherë sapo është numëruar edhe kutia e fundi.
Spahia tha se duke nisur nga nesër ai do të jetë kryebashkiaku për të gjithë qytetarët shkodranë pa dallim bindjesh partiake, dhe se do t’i japë zgjidhje problemeve të tyre.
Ndërkohë Spahia ka falënderuar votuesit si dhe të gjithë ata që bënë të mundur për këtë proces demokratik.
‘Fitore për të gjithë demokracinë shqiptare, për opozitarizmin shqiptar. Dua ta nis me një falënderim për të gjithë demokratët që më dhanë vlerësimin nëpërmjet votës së tyre. Dua të falënderoj edhe aleatët tanë për luajalitetin. Një falënderim nga zemra shkon për gazetarët që e transmetuar me profesionalizëm, por edhe për komisionerët apo personat e invlolvuar për mbrojtjen e çdo vote. Falënderoj nga zemra stafin e Shtabit elektoral, por edhe rininë e jashtëzakonshme që i dha një frymë tjetër kësaj gare elektoraler.
Me falënderimin përzemërt ndaj qytetarëve ju garantoj se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan mua, dera jonë, dera e shumicës do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë demokratët e vërtetë. Nta sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri, ndryshim i madh në të gjithë Shqipërinë. E para do të komunikoj siç duhet me qytetarët e mi, do t’i japim zgjidhje të gjitha problematikave’, tha Spahia./m.j