Ministrat e Jashtëm të G7 thonë se ata që janë përgjegjës për sulmet ushtarake ruse ndaj civilëve në Ukrainë duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre, pas raportimeve të shumta për përdorimin e bombave dhe municioneve të tjera të ndaluara.
Në një deklaratë pas bisedimeve në Bruksel pasditen e kësaj të premteje, ministrat thanë se janë “thellësisht të shqetësuar për katastrofën humanitare të shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër popullsisë civile të qyteteve të Ukrainës”.
Ata theksojnë se “sulmet pa dallim janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar humanitar (ligji i luftës) dhe se ata do të mbajnë përgjegjës ata që kanë kryejnë krime e lufte, përfshirë përdorimin pa dallim të armëve kundër civilëve.”
Ministrat paralajmëruan gjithashtu Rusinë për masat e mëtejshme.
“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të mëtejshme të ashpra në përgjigje të agresionit rus, të mundësuar nga regjimi i Lukashenkos në Bjellorusi. I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet e saj veçanërisht në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës”.
/a.r
We strongly condemn Russia’s military attack on Ukraine. It is a serious breach of international law. The #G7 are determined to maintain peace and stability. Declaration: https://t.co/cxBaKDItbo
— G7 GER (@G7) February 24, 2022