Ndihma amerikane për sigurinë me qëllimin mbrojtjen e Ukrainës ka mbërritur sot. Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndihmojnë Ukrainën në konfliktin e përgjakshëm me Rusinë por pa dhënë detaje konkrete.
Sipas zyrtarit amerikan ndihma përfshin aftësitë mbrojtëse tokësore dhe ajrore. Gjatë fundjavës, i njëjti zyrtar tha se autokolonat dhe rrugët tokësore janë opsione që SHBA i ka vlerësuar për dërgimin e ndihmës për hapësirën ajrore mbi Ukrainë. Në periudhën para pushtimit, SHBA i dërgoi raketa kundër armaturës Javelin dhe raketa kundërajrore Stringer, transmeton CNN.
Deri më tani SHBA nuk ka hasur në pengesën ruse për të “ndaluar” ndihmën ndaj Ukrainës edhe pse Moska po përpiqet të kontrollojë aeroportet rreth kryeqytetit./m.j