Nga Artur Ajazi
Partia Demokratike përmes të vetmit jurist që ka (lidhur me problemet zgjedhore) ka nisur sërish pergatitjen e alibisë për “humbjen e zgjedhjeve” pikërisht pak ditë para 6 Marsit. Ajo parti, e ka “kunjën” me Tomën, pasi atje ku është ai, ata nuk marrin as 10 per qind të votave. Enkeleid Alibeja, doli dhe denoncoi “përfshirjen e Tom Doshit në fushatën zgjedhore”. Ai shkoi edhe më tej, duke u shprehur se “Doshi vepron në Shkodër në emër të Edi Ramës”.
Skenarë qesharakë, të denjë për subjektin e ndonjë premiere humori, por jo niveli politik. Partia Demokratike, ajo e selisë së blinduar, e nisi fushatën e zgjedhjeve të pjesshme me “shpatë”, duke sjellë si argument “kandidatët e “non-gratës” Berisha”, por në fakt ata ishin dhe kanë sjellë më pranë përçarjen e asaj force politike. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme lokale, ishte një shans i mirë, për të afruar dhe jo larguar demokratët nga njëri-tjetrit, ishte një shans i mirë për ti treguar “armikut Rama” se, edhe në situata “lufte” ne bashkohemi. Por jo, stradegjia Basha-Alibeaj e zgjedhjeve, ishte dhe mbetet “shpif-shpif, se diçka mbetet”.
Ata përfundimisht po groposin forcën opozitariste, duke e ndarë në skalione Partinë Demokratike. Duke u marrë me Tom Doshin, ata veçse po thellojnë humbjen, veçse po i shtojnë vota qoftë Partisë Socialiste apo dhe “Shtëpisë së Lirisë”. Kjo është fushata e tretë që ata merren me Doshin, por kjo është fushata që do të vendosë në fakt, fatin e lidershipit aktual të Partisë Demokratike me seli në SHQUP. Lulzim Basha ka tentuar disa herë, të afrohet me Tom Doshin, ka tentuar të bëjë “ortakëri” për fushata elektorale, pasi njeh influencën dhe forcën e tij, sidomos në Shkodër. Ai gënjen përmes Alibeajt, juristit të fushatave, kur shprehet se “Shkodra do të votojë Partinë Demokratike”,ndërkohë që kryetari i asaj force politike, nuk shkel në kryeqëndrën e Veriut prej 26 Prillit 2021, pasi nuk ka as 10 per qind të mbështetjes që ka sot Berisha apo dhe Doshi.
Duke dalë vetëm pak ditë para 6 Marsit me deklarata qesharake, dhe duke fajësuar në fakt qysh sot “shkaktarin e humbjes së pritshme të bashkisë Shkodër”, juristi i fushatave të Lulzim Bashës, ka bërë gati justifikimin, që do të recitojë kryetari ashtu siç bëri në 26 Prill të 2021. Në fakt Alibeaj, po “shtron trasenë” e rradhës së moslargimit të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit. Dhe “shkaktarët” janë gjetur qysh sot, ku “Doshi” është njëri prej tyre. Demokratët tashmë e dinë se, Basha nuk ka ndërmend të largohet, sikur ti sjellë Partisë Demokratike edhe 8 humbje të tjera elektorale, pasi ajo forcë politike është kthyer në biznes familjar.
Ata i tremb gjithçka për humbjet elektorale, ashtu siç i tremb Tom Doshi në Shkodër apo dhe Tiranë.Mungesa e një programi real dhe afatgjatë politik, ku të spikasë synimi për të ardhmen e asaj partie, mungesa e komunikimit permanent me anëtarësinë e cila në 6 Mars,ka rastin të zgjedhë përfundimisht nga do të shkojë, e ka zhvlerësuar maksimalisht imazhin e Bashës si kryetar PD-je. Pas humbjes së 6 Marsit, ai do ta ketë të pamundur të përballet me zemëratën e brëndshme, të ndjehet “i pazëvëndësueshëm”, dhe tu mbushën mëndjen demokratëve të tij se, “fajtori kësaj here ishte Tom Doshi”…