• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës?”/ Ngjela tregon çelësin që do ta çojë drejt fitores Zelenskyn

by
28/02/2022 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sërish luftën në Ukrainë nga agresori rus, që ka hyrë sot në ditën e pestë.

Në një postim në “facebook”, Ngjela thekson se kjo luftë tregoi diferencën midis Rusisë dhe Ukrainës për sa i përket lidershipit. Sipas tij nga njëra anë kemi Volodymyr Zelenskyn, një lider me moral të lartë politik e patriotik dhe nga ana tjetër presidentin Putin, të cilin ai e cilëson si një pafillo të KGB-së.

Avokati shprehet se vlerat morale të Zelenskyt do ta nxjerrin fitues në përballjen me rusin e çmendur Vladimir Putin.

Postimi i plotë:

 

 

Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo është një diferencë në lidërship. Ukrainasit kanë tani një lider që po i drejton; kurse rusët kanë një pafillo të KGB-së që nuk e di se ç’është as atdheu, as intelekti politik dhe as morali shoqëror i një kombi.

Historia na ka mësuar se kur një lider që drejton një vend e ka të bashkuar moralin shoqëror me përgjegjësinë; vendi përparon. Historia gjithashtu na ka mësuar se në kohën e një lufte patriotike për mbrojtjen e atdheut; trimëria, guximi dhe intelekti i liderit që mbron vendin e tij, marrin vlerë të madhe, nëse ky lider e respekton dinjitetin e tij në funksion të moralit shoqëror.

Sot ne e pamë të gjithë: lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky, po e dominon fushën e luftës Rusi – Ukrainë me intelektin e lartë politik që zotëron, dhe me moralitetin e lartë patriotik që e di se jeta e dhënë për atdheun është vlerë e madhe historike për çdo individ.

Në fakt; kjo ka qenë dhe është substanca e moralit shoqëror të çdo kombi të iluminuar.

Morali shoqëror, të cilit duhet që detyrimisht t’i përmbahet një lider, është respektimi i mirëqenies shoqërore për çdo veprim të kryer nga ana e tij.

E shihni se si bashkohen në një pikë të përbashkët mirëqenia shoqërore e Ukrainës me heroizmin patriotik të presidentit të saj Volodymyr Zelensky?

Dhe është pikërisht kjo vijë morale që do ta nxjerrë fitues Zelensky-n dhe Ukrainën në këtë luftë patriotike të imponuar nga një rus i çmendur.

/b.h

Next Post
“Shenjat e Kujtesës”, historia mijëra vjeçare e Durrësit

"Shenjat e Kujtesës", historia mijëra vjeçare e Durrësit

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Eh, te ishin kaq te thjeshta gjerat sic i thua ti!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com