Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet e zërit teksa i jepte përgjigje pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i ka kërkuar atij që të ulë volumin e zërit.
Tabaku: Zoti dëshmitar komiteti i MSA-së nga parlamenti europian është në sallën ngjitur dhe kërkoj që të ulim pak zërin
Rama: Amerikanët janë?
Tabaku: Ulim pak zërin, se në zyrën ngjitur.
Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën. Zonja kryetare, mes meje dhe foltores mos ndërhy!
Tabaku: Jam e sigurt se koordinoheni vetë!
Tabaku: Amerikanët besoj se i dini vetë ju ku janë
Rama: Se ju flisni në emër të amerikanëve këto kohë. Ata europianët andej të jenë me shëndet.
/b.h