• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK tremb politikanët? Si u refuzua propozimi i Arben Krajës për mandat të pakufizuar për prokurorët e posaçëm

by Java News
23/02/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakë, ish ministra, drejtorë të paprekshëm dhe koka të krimit të organizuar kanë përfunduar prapa hekurave vitin e dytë dhe të tretë të veprimit të SPAK-u. Ndonëse kritikat dhe pritshmëritë e publikut janë të mëdha, ky bilanc i deritanishëm i SPAK duket se ka mjaftuar për të trembur krerët e politikës shqiptare, të cilët shpërfillën plotësisht një propozim për forcimin e mëtejshëm të SPAK-ut. Bëhet fjalë për propozimin e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, i cili në korrik të vitit 2021, iu drejtua Kuvendi të Shqipërisë me një shkresë, duke kërkuar mandat të pakufizuar për prokurorët e SPAK-ut.

Në shkresën e Arben Krajës thuhet se kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK në 9 vite pa të drejtë përsëritje, i bën ata të cenueshëm si dhe demotivon në punën e tyre. Sipas tij, vitin e fundit të mandatit, prokurorët nisin të mendojnë se ku do të punësohen, duke shënuar rënie të performancë në punë.  Sipas Krajës, kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK cenon vazhdimësinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, do të krijojë vështirësi për zëvendësimin e tyre etj.

Mandati 9-vjeçar i prokurorëve të SPAK parashikohet në Kushtetutën e ndryshuar në 22 korrik të vitit 2021 si dhe ligjin nr. 95/2016 për Prokurorinë e Posaçme. Që të hiqet kufizimi i mandatit duhej ndryshuar Kushtetuta dhe ligji nr. 95/2016. Mundësia për reflektimin e propozimit të kreut të SPAK-ut ishte ndryshimi i Kushtetutës në 10 shkurt 2022 nga Kuvendi, për zgjatjen e mandatit të të organeve të Vetingut zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.

Pas angazhimit të përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve tre shkallës së parë të Vetingut dhe dy komisionerëve publikë, maxhoranca dhe opozita zyrtare bashkuan votat duke ndryshuar Kushtetutën. Por, propozimi për heqjen e kufizimit të mandatit të prokurorëve të SPAK, jo vetëm që nuk u pranua, por as që u diskutua në organet e Kuvendit të Shqipërisë. Si opozita, ashtu edhe maxhoranca, nuk ka shfaqur interes për të diktuar mbi propozimin e kreut të SPAK-ut./A.Doçi-Shqiptarja.com/m.j

Next Post
Rama dëshmon për Inceneratorët/ I përgjigjet Berisha: T’i tregoi unë 420 mln euro, vjedhje monstruoze!

Rama dëshmon për Inceneratorët/ I përgjigjet Berisha: T’i tregoi unë 420 mln euro, vjedhje monstruoze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In