Italia njofton rregulla të reja për pandeminë e kovid. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka njoftuar se nisur nga kjo datë qytetarët nga e gjithë bota nuk do duhet t’i nënshtrohen më karantinës. “Vendet e BE-së duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për njerëzit e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH”- kështu thuhet ndër të tjera në rekomandimet e miratuara sot nga ministrat për Çështjet Evropiane.
“Shtetet anëtare të BE-së duhet gjithashtu të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 brenda 180 ditëve para udhëtimit”- thuhet më tej në urdhëresën e firmosur nga Speranza, citon rainews.
Kështu Italia ka hapur kufijtë edhe për shqiptarët. E vetmja gjë që do të kërkohet për të hyrë në vendin fqinj lidhet me plotësimin e njërin nga kushtet e Green Pass. Pra qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, testin negativ si dhe vërtetim se janë shëruar nga Covidi.
/a.r