Teksa Komiteti i Ekspertëve vendosi të mbajë të pandryshuar masat e pandemisë, operatorët turistikë kërkojnë që të hiqet ora policore.
Shoqata e Turizmit thotë se kjo industri ka nevojë për frymëmarrje.
ZAK TOPUZI, SHOQATA SHQIPTARE E TURIZMIT- Vetëm ne jemi penalizuar. Nuk ka asnjë masë kufizuese tjetër. Sigurojmë gati 22 përqind të pbb dhe në këtë moment penalizimi është e detyruar të punojë me një turn e gjysmë sepse jeta e natës është e mbyllur.”
Sipas Zak Topuzit, shembujt nga rajoni flasin për lehtësim të masave.
“E gjithë Evropa po flet për lehtësimin e masave edhe Greqia, edhe Italia po lehtësohen dhe nga 1 marsi do të hapin sezonin turistik.”
Ora policore që është aktualisht në fuqi, sipas operatorëve, po bëhet pengesë edhe për të lidhur kontrata me punonjësit e kualifikuar.
“Është sektori ku punësohen të rinjtë, hapja e sezonit turistik në rajon do të na rrezikojë kontratat me punonjësit e kualifikuar. Ata po mendojnë të punojnë në Shqipëri apo rajon.”
Shoqatat Shqiptare e Turizmit mendon se në këtë fazë të pandemisë, virusi duhet trajtuar si grip i zakonshëm dhe se nuk duhet të kërkohet më as testi PCR apo certifikata e vaksinimit.
/b.h