Një armë është gjetur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë. Report Tv mëson se arma e cila dyshohet të jetë lodër, është dërguar në laborator për ekspertizë.
Report Tv ka siguruar edhe pamje nga vendi ku u gjet arma, ndërsa shihet një ekspert i cili do ta dërgojë atë në laborator.
Ekspertiza do të zbulojë nëse arma është lodër apo e vërtetë ndërsa gjurmët e gishtave mund të çojnë autoritetet tek personi që e ka lënë në tokë.
/b.h