Analisti Lorenc Vangjeli kishte parashikuar të gjithë procesin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjatë një debati me ish-deputetin demokrat Mark Marku në emisionin ‘Opinion’ rreth tre vite më parë Vangjeli është shprehur se shkarkimit të Presidentit, Ilir Meta nuk do ti shkohej deri në fund duke nxjerr kështu blof edhe Mark Markun i cili i quajti argumentat e Vangjelit, idiotizma.
Analisti Vangjeli theksoi se Ramës i intereson politikisht që të ketë në betejë, krah opozitës një tjetër ‘kalorës’ si Meta.
Ndërsa për Markun, kjo është një idiotizëm.
Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama. I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës tjetër në opozitë. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson është Edi Rama.
Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale?
Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund.
Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.
Mark Marku: I vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens.
Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark.
Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. Ai është i poshtër, por jo idiot.
Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani.
Mark Marku: Nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.
Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe mos më fol me logjiken e Hazmi Kasës ë.
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Blendi Fevziu: Mos e personalizoni.
Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq…
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.
Mark Marku: Po le more tashi…
Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua.
Mark Marku: Ore ti…