Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, disa njësi të këmbësorisë janë tërhequr nga Krimea. Tanket thuhet se janë kthyer në bazat e tyre në rajonet e Dagestanit dhe Çeçenisë pas përfundimit të stërvitjeve në Krime, shkruan The Guardian
Gjatë ditëve të fundit, Rusia ka pretenduar se ka tërhequr trupat nga kufijtë e Ukrainës, madje duke transmetuar video të këmbësorisë që largohen. Megjithatë, liderët perëndimorë janë skeptikë në lidhje me tërheqjen e trupave rusë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se nuk kishte prova se Rusia kishte tërhequr forcat ushtarakë, duke thënë në një takim të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia po përgatit të pushtojë Ukrainën gjatë ditëve të ardhshme.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes:
Transporti i tankeve dhe mjeteve të blinduara kryhet me hekurudhë në një distancë prej rreth njëmijë kilometrash.
Interfax citoi ministrinë të thoshte se një tren i ngarkuar me tanke është nisur nga një vend i panjohur për t’i dërguar ata në bazën e tyre në provincën Nizhny Novgorod.
The Guardian raporton se udhëheqësit globalë po udhëtojnë në qytetin jugor gjerman për të zhvilluar bisedime mbi krizën në Ukrainë .
Të pranishëm do të jenë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harri , së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz , sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy .
Shefi i OKB-së Antonio Guterres, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe shefi i NATO -s Jens Stoltenberg gjithashtu do të jenë atje.
g.kosovari