Si çdo të enjte edhe sot deputetët shqiptarë i janë drejtuar Kuvendit. Kuvend që është zhvilluar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Jashtë Kuvendit janë kapur edhe disa momente të deputeteve para se të niste seanca plenare. Në një foto shihet ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Albana Vokshin, teksa shkëmben batuta me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi në oborrin e parlamentit.
Ndërsa në një tjetër shihet kreu i PD, Lulzim Basha teksai përshpërit diçka në vesh nënkryetarin Enkelejd Alibeaj./m.j