Aq të bollshme kanë qenë paratë e fituara nga kompanitë e inceneratorëve në pak vite, sa nuk janë shpenguar edhe në zërin e dëshirave të cilat i kanë shpenzuar pa tepri edhe në fluturime.
Sipas dokumenteve vetëm kompania ‘Integratet Technology Services’ në pronësi të Klodian Zotos, ka shpenzuar për vitet 2018-2021, 94 milionë e 943 mijë lekë bileta avioni. Pas nuk ka ngelur në shfrime edhe kompania e inceneratorit të Elbasanit, ‘Albtech Energy’ në pronësi të Stela Gugallja. Kompani që del se ka shpenzuar 7 milionë e 420 mijë lekë për fluturime.
Një tjetër kompani e cila nuk është e treguar e kursyer me fluturimet është edhe ‘Intergratet Energy BV SPV’, me administratorë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, që rezulton të jetë kompania fituese e inceneratorit të Tiranës që del se ka shpenzuar 80 milionë e 428 mijë lekë për udhëtime jashtë vendit.
Një tjetër kompani e cila paratë publike i ka shfrytëzuar për bileta avioni është edhe ‘Integratet Technology Waste Treatment’. Kompania e cila merret me administrimin e inceneratorit që nuk është vënë në punë në Fier që ka shpenzuar për udhëtime 3 milionë e 272 mijë lekë.
Shërbime për biletat, janë marrë nga kompania ONE EXPLORER, por ajo që përbën habi në gjithë mega aferë është filantropia e njërës prej kompanive, të cilët me fondet publike kanë sponsorizuar projekte universitare.
Kjo kompani është ‘Integratet Energy BV SPV’, e cila është kontraktuar për inceneratorin e Tiranës, nga ku del se kjo kompani ka paguar shumën prej 126 milionë e 679 mijë lekë, në zërin “sponsorizim për shkollë”.
Adminisrtatorja e kësaj kompanie pranoi marrëdhëniet me Universitetin Bujqësor të Tiranës në sponsorizime projektesh. Një tjetër pagesë e paspecifikuar, lidhet me zërin “sponsorizime për tërmetin”.
Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me 26 nëntor 2019, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur, si dhe u shkatërruan pallate dhe banesa, por edhe godina shtetërore, në vlerën e miliona eurove.
Vetëm disa muaj pas ngjarjes tragjike, në vitin 2020, kompania e inceneratorit të Tiranës, deklaron si shpenzime shumën prej 15 milionë e 234 mijë lekë, për ndërtim kopshti dhe rikonstruksion shkolle në Tiranë. BW