Investigimi/ Si u shpenzuan për lluks paratë për djegien e mbetjeve?!

Aq të bollshme kanë qenë paratë e fituara nga kompanitë e inceneratorëve në pak vite, sa nuk janë shpenguar edhe në zërin e dëshirave të cilat i kanë shpenzuar pa tepri edhe në fluturime.

Ku për këtë mjafton t’u hedhësh një sy zërit të shpenzuar për bileta avioni, për të kuptuar se si janë shpenzuar paratë publike që ishin destinuar për inceneratorë, por që në fakt janë gllabëruar nga luksi i shfrenuar i drejtuesve të tyre.

Sipas dokumenteve vetëm kompania ‘Integratet Technology Services’ në pronësi të Klodian Zotos, ka shpenzuar për vitet 2018-2021, 94 milionë e 943 mijë lekë bileta avioni. Pas nuk ka ngelur në shfrime edhe kompania e inceneratorit të Elbasanit, ‘Albtech Energy’ në pronësi të Stela Gugallja. Kompani që del se ka shpenzuar 7 milionë e 420 mijë lekë për fluturime.

Një tjetër kompani e cila nuk është e treguar e kursyer me fluturimet është edhe ‘Intergratet Energy BV SPV’, me administratorë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, që rezulton të jetë kompania fituese e inceneratorit të Tiranës që del se ka shpenzuar 80 milionë e 428 mijë lekë për udhëtime jashtë vendit.

Nga këto, vetëm në vitin 2018 janë shpenzuar 17 milionë e 398 mijë lekë për bileta udhëtimi. Shifër kjo që është dyfishuar në vitin 2019, gjatë të cilit janë shpenzuar për udhëtime 47 milionë 161 mijë lekë. Ndërsa përgjatë vitit 2020, kur Shqipëria ishte në karantinë, kompanitë e inceneratorëve kanë shpenzuar 7 milionë e 480 mijë lekë.

Një tjetër kompani e cila paratë publike i ka shfrytëzuar për bileta avioni është edhe ‘Integratet Technology Waste Treatment’. Kompania e cila merret me administrimin e inceneratorit që nuk është vënë në punë në Fier që ka shpenzuar për udhëtime 3 milionë e 272 mijë lekë.
Shërbime për biletat, janë marrë nga kompania ONE EXPLORER, por ajo që përbën habi në gjithë mega aferë është filantropia e njërës prej kompanive, të cilët me fondet publike kanë sponsorizuar projekte universitare.

Kjo kompani është ‘Integratet Energy BV SPV’, e cila është kontraktuar për inceneratorin e Tiranës, nga ku del se kjo kompani ka paguar shumën prej 126 milionë e 679 mijë lekë, në zërin “sponsorizim për shkollë”.
Adminisrtatorja e kësaj kompanie pranoi marrëdhëniet me Universitetin Bujqësor të Tiranës në sponsorizime projektesh. Një tjetër pagesë e paspecifikuar, lidhet me zërin “sponsorizime për tërmetin”.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me 26 nëntor 2019, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur, si dhe u shkatërruan pallate dhe banesa, por edhe godina shtetërore, në vlerën e miliona eurove.

Vetëm disa muaj pas ngjarjes tragjike, në vitin 2020, kompania e inceneratorit të Tiranës, deklaron si shpenzime shumën prej 15 milionë e 234 mijë lekë, për ndërtim kopshti dhe rikonstruksion shkolle në Tiranë. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com