Anëtarja e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor, Anila Denaj, i bëri thirrje kolegëve të opozitës në komision që të lënë dëshmitarët të shprehen dhe jo të japin deklarata spekulative dhe të parakohshme në lidhje me hetimin.
Përmes një prononcimi për media nga selia e Kuvendit, Denaj kërkoi në përfundim të seancës së sotme, që dëshmitarët të lejohen të shprehen pa gjykime të parakohshme.
Paralelisht me KomisioniN Hetimor, SPAK është duke ndjekur me dëshmi dhe prova për të dalë në veprime konkrete. Kjo e bën të pamundur që dëshmitarë e thirrur nga SPAK të kontribuojnë për një proces që mund të jetë në dëmtim të organit të akuzës.
Anëtarët e PS-së në komision gjykuan të arsyeshme për një opinion juridik nëse thirrja e dëshmitarëve dëmton apo jo organin e akuzës.