1857- Vdiq kompozitori rus Mikhail Ivanovich Glinka, krijuesi i stilit kombëtar rus të epokës romantike. Operat e tij “Jeta për Perandorin” dhe “Ruslan dhe Ludmila” patën një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e operës ruse në shekullin e 19-të.
1965- Vdiq këngëtari dhe pianisti popullor amerikan i xhazit Nat King Cole.
1988- Presidenti austriak Kurt Waldheim, i akuzuar si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Bosnje dhe Greqi si anëtar i njësive SS në Luftën e Dytë Botërore, refuzon të japë dorëheqjen.
1989- Dhjetë vjet pasi Moska dërgoi trupa për të mbështetur qeverinë prokomuniste në Kabul, trupat e fundit sovjetike u larguan nga Afganistani. Një luftë e pashpallur dhjetëvjeçare vrau 15,000 ushtarë sovjetikë dhe të paktën 100,000 afganë.
2002- Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush shpall se vendi i tij ka një plan alternativ për të reduktuar emetimet, të rregulluar nga Protokolli i Ngrohjes Globale të Kiotos i vitit 1997. Veçse edhe pse lëshon një të katërtën e emetimeve të gazrave serrë, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar Protokollin nga Kiotos për shkak të për të dëmtuar industrinë kombëtare.
2003- Vatikani hap një arkiv të vulosur të lidhjeve të tij me Gjermaninë midis 1922 dhe 1939, kur Eudenio Pacelli (më vonë Papa Piu XII) ishte sekretar i shtetit të Vatikanit. Hapja e arkivave erdhi si përgjigje ndaj kritikëve të Papës se ai nuk kishte bërë sa duhet për të ndaluar vrasjen e miliona hebrenjve nga Gjermania naziste gjatë Holokaustit. BETA