Ditën e nesërme në orën 20:00 Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar.
Në njoftimin që i është bërë të ditur deputetëve u thuhet që takimet elektorale për 6 marsin t’i zhvillojnë me herët, në mënyrë që të jenë prezent në mbledhje.
“Nesër ne orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyre qe të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit” thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.
“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partisë Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetqeverisejn vendore”, tha Basha.