Përgjegjësia është individuale. Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra, teksa dy ndodhen tashmë pas hekurave.
“Unë nuk jam i shqetësua se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi.
Kur unë e kam thënë që referoma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarë do qoftë është individuale nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama
Rama: Unë nuk kam si të përgjigjem për këtë mendim. Unë besoj se janë dy gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve dhe paralelisht me të veprime të dyshuara, të individëve që mbeten në suazën e përgjegjësive individuale. Për të tjerat jemi në kushtet komode kur SPAK po heton dhe i takon asaj të evidentojë faktet bazuar në hetime dhe prova. Nuk shoh asnjë shqetësimi për të vërtetën, sepse përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë. Unë vazhdoj të mendoj se ato janë vepra në dobi të komuniteteve. Shkeljet do ti verifikojë Prokuroria. Është një rast fatlum ku gjithçka thuhet kalon në filtrin e një organi të specializuar.
Pyetje: A jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra në këtë afere?
Rama: Nuk jam i shqetësuar nëse dalin ministra apo ish ministra, sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe përgjegjësia është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për ti shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata do marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është për shqiptarët dhe jo për xhepat e vet./m.j