Përmes një postimi në rrjetin social, deputeti socialist Erjon Braçe shkruan se nëse maxhoranca sipas opozitës ka për qëllim të kapë drejtësinë me formulën e votimit të gjyqtarëve me 3/5 e votave, atëherë na rezulton se deri më tani, Berisha e Basha ta kenë pushtuar gjyqësorin, në kushtet kur gjyqtarët janë votuar me shumicë të thjeshtë me 36 vota.
“Leshpertëve të PD, që zbuluan oktapodin Berisha dhe topen Basha.
Nese sipas “leshsperteve” te PD, Rama eshte Oktapodi qe po kap drejtesine me 84 vota; Atehere sipas cdo syhapuri kudo, Oktapodi Berisha dhe topja Basha e kane pushtuar Drejtesine me 36 vota!!
Se kam pershtypjen se te gjithe talentet qe flasin per drejtesine sot; Bëjnë sikur nuk e dinë se sot:
Kryetari dhe gjykatësit e Kushtetueses emërohen me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke nisur nga 36 vota.
Kryetari dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë emërohen me shumicë të thjeshtë, duke filluar nga 36 vota.
Prokurori i Republikës emërohet me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke filluar nga 36 vota.
Anëtarët e KLD emërohen me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke filluar nga 36 vota”, shkruan deputeti socialist.