Në kufirin mes Meksisës dhe SHBA-ve, autoritetet kanë kapur një sasi pre më shumë se një ton marijuane, të maskuar sikur të ishin karrota.
Sasia e drogës së kapur vlerësohej të arrinte një shifër prej rreth 500 mijë dollarësh nëse do të shitej.
Por e çuditshmja është se droga, e ”maskuar” si karrotë rezulton të jetë një “shpikje” e re e trafikantëve, pasi sipas autoriteteve, kjo ishte dhe hera e parë që ata hasnin në diçka të tillë.