• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hysaj, gati për një klub më të madh se Napoli

by A R
14/01/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një klub si Napoli nuk është maksimumi në karrierë për një mbrojtës si Elseid Hysaj”.

Është ky mendimi i menaxherit të futbollistit shqiptar, Mario Giufreddi, i cili në një prononcim për mediat italiane foli me superlativa për 21-vjeçarin nga Shkodra. Hysaj ka shkëlqyer me fanellën e Napolit në këtë sezon duke rezultuar një nga mbrojtësit e djathtë më të spikatur në Serinë A italiane. Sipas menaxherit të Hysajt, mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi i ka të gjitha mundësitë që në verën e ardhshme të transferohet në një klub të madh europian.

“Hysajn e njoh prej shumë vitesh dhe e dija që do të bënte shumë mirë edhe në një klub të rëndësishëm si Napoli. Pastaj gjërat janë thjeshtësuar disi për Elseidin edhe për shkak të Sarrit që i njeh shumë mirë cilësitë e tij. Në ndryshim nga 6 muaj më parë vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm, kështu që në verë Hysaj do të jetë një emër shumë i përfolur në merkato. Unë jam i bindur që Hysaj i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në një klub të madh dhe nëse në verë në drejtim të Napolit vjen një ofertë e rëndësishme të kaltërit do ta marrin në konsideratë. Cdo gjë në futboll e ka një çmim. Kur flas për klube të mëdha i referohem Realit të Madridit apo Chelsea-it, sepse klienti im i ka të gjitha mundësitë për t’u përmirsuar akoma edhe më tepër dhe për të bërë një hap të madh përpara”.

Edhe pse për 21-vjeçarin shqiptar interesohen disa klube të mëdha, sipas Giufreddit aktualisht Hysaj është i përqëndruar vetëm te Napoli.

“E di që ai po ndiqet me vëmendje nga shumë klube, por për momentin ne nuk mendojmë për merkaton. Elseidi dëshiron të bëjë mirë te Napoli dhe të qëndrojë me këmbë në tokë. Pastaj interesimi i klube të mëdha vjen si rrjedhojë e paraqiteve të mira të lojtarit. Hysaj ka 5 vite kontratë me Napolin dhe unë për momentin nuk kam ndërmend t’u kërkoj drejtuesve një rritje page për klientin tim. Në fund të sezonit do të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me lojtarin. Tashmë e vetmja gjë që duhet të bëjë Hysaj është të qëndrojë i qetë dhe të punojë fortë”.

Për të blerë kartonin e Elseid Hysajt nga Empoli verën e kaluar, Napoli shpenzoi 5 milionë Euro, por tashmë vlera e 21-vjeçarit shqiptar në merkato sipas faqes së specializuar Transfermarkt.de ka kapur shifrën e 9 milionë Eurove dhe mund të rritet akoma edhe më shumë nëse lojtari vazhdon të paraqitet mirë.

Supersport

Next Post

Braçe: Maxhoranca kap drejtësinë? Oktapodi Berisha ka “pushtuar” deri më sot me 36 vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In