Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Lushnje ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie.
“Ju jeni më të pastër në çdo lloj aspekti në shoqërinë shqiptare. Ju imponoj, mos neglizhoni forcën tuaj sepse ajo është e jashtëzakonshme. Çdo njeri e din pastërtinë e idealeve tuaja. Ju jeni dhe do të mbeteni mesazherët më të besuar dhe më përcaktues për këtë fitore dhe për fitoren e këtij revolucioni”, tha Berisha.
Gjithashtu ish-kryeministri, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin u shpreh se e përdori Vettingun për të futur në kontroll të plotë drejtësinë.
“Nëse përcaktojmë një objektiv, në betejë do të krijosh frontin më të gjerë. Por ne jemi të hapur. LSI është në opozitë, kurse Lulzim Brava është në koalicion të pashpallur dhe herë të shpallur me Edi Ramën. Nuk ka në botë opozitë që voton borxhin e qeverisë. Këta pasi e sulmuan dhe më pas e votuan. Borxhi vetëm shpërdorohet. Si mund të votojë opozita, është peng ndaj votoi. Kthehemi tek Vettingu, që tre gjykatësit e lartë kanë pasuri të fshehura, ky e votoi dhe thotë pastaj e ka votuar Saliu në 2016.
Jo Saliu ka votuar Kushtetutën. Unë jam për Vetting edh për politikanët edhe për gjyqtarët, edhe për policët, por jo për një Vetting që përdori Edi Rama për të futur në kontroll të plotë drejtësinë. Pra nuk duhet të nënvlerësojmë problemin e logos dhe tjetra të bëjmë gjithçka me çdo demokrat që të mos ketë asnjë mbështetje për Lul Bravën si patericë e Edi Ramës. Seanca e dytë me prokurorinë belge ka qenë fatale për Bashën… Duhet të përpiqemi që nga kjo fushatë të dalim më të bashkuar”, deklaroi ish-kryeministri.
Më tej, Berisha theksoi se për qeverinë largimi i të rinjve nga Shqipëria është qëllimi më i madh.
“Dua të ju garantoj ju se fitorja dhe përgëzoj, ma mori sikur ta dinte që unë do ta nxirrja premtimin këtu. Përsëri premtimin e Elton Banos në shkallë vendi. Askush më shumë të rinjtë nuk e ka energjinë e duhur, por kjo nuk do të ndodhë vetëm me Lushnje. Ky revolucion ka synim vendosjen e rinisë në piedestalin që meriton. Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos.
Betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për fitoren, kemi qeverinë që për 15 vite e ka keqqeverisur këtë qytet, por gjithashtu Rama rrëmbeu logon e PD dhe ia dhuroi atë pengut Lulzim Brava për të mashtruar zgjedhësit . Vota për ndryshimin është vota për tek “Shtëpia e Lirisë” dhe votë për Elton Banon. Bëni gjithçka…
Të bashkohemi si demokratë, asgjë nuk i lidh me një njeri që është në hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin. Ai rastisi armë me vrimë siç thotë populli, i prishur. Shpreh bindje se ky zjarri juaj do të jetë drita e vërtetë e fitores së 6 marsit. …Ky pasion i juaji do të jetë drita e vërtetë e fitores së 6 marsit”, tha më tej Berisha./m.j