Ministri i Forcave të Armatosura Britanike, James Heappey, ka paralajmëruar se nëse Vladimir Putin jep urdhrin të sulmojë Ukrainën, atëherë bombat dhe raketat mund të hidhen brenda disa minutave mbi qytetet e ukrainës.
“Frika ime është se lufta është shumë e afërt, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini jep urdhrin, raketat dhe bombat mund të zbresin në qytetet e Ukrainës”- tha gjatë një intervistë për Sky News, Heappey.
Ministri britanik komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadorit ukrainas në Londër, Vadym Prystaiko, të cialt shkaktuan konfuzion në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Prystaiko deklaroi se Kievi ishte i gatshëm të ishte “fleksibël” mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, duke dhënë sinjale të tërheqjes nga frika e agresionit rus.
Në lidhje me këtë çështje, Heappey i tha Sky News: “Nëse Ukraina vendos që të mos bëhet anëtare e NATO-s, ne e mbështesim këtë, por kjo duhet të vendoset nga ukrainasit.”
Por më vonë, këtë mëngjes, ambasadori Prystaiko sqaroi komentet e tij, duke thënë se ish-republika sovjetike nuk do të rishqyrtonte përpjekjen e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Nëndetësja Rostov-on-Don e marinës ruse lundron drejt Detit të Zi, e armatosur me raketa lundrimi. Ajo është parë duke lundruar në sipërfaqe të ujrave të Stambollit.