Beniada Nishani është një nga banoret më pozitive të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP”. Shpesh herë, modelja e njohur ngatërron fjalët për shkak se është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e saj në Itali.
Megjithatë këto momente kanë shkaktuar mjaft të qeshura. Një prej tyre është edhe “profumi” nga kënga e Sinan Hoxhës që është bërë virale në rrjet.
Bazuar në këtë këngë, Donaldi i ka sugjeruar Beniadës që të hapë një biznes teksa Einxhel i sugjeronte edhe emrin që duhet të zgjidhte.
Pjesë nga biseda:
Donald: Kam një super ide biznesi për ty. Pse nuk hap një dyqan parfumesh ti? Do bësh kërdinë. Edhe kot të jetë, do ta blejnë njerëzit, më beso.
Einxhel: Pse nuk bën parfum të vetin? Pale ta ketë në Shijak me dajë Pashukun.
Beniada: Do ta bëj.
Einxhel: Quaje porfumi i Benit.
Donald: Futi dhe një set kremrash dajë Pashuku.
/b.h