Autoritetet serbe kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në mesin e frikës së një shpërthimi të konfliktit Ukrainë-Rusi, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçic.
Sipas CNN, Vuçic tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.
“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.
Vuçic ka shtuar gjithashtu se furnizimet me derivate nuk janë siguruar ende. Duke marrë parasysh situatën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, një mori vendesh iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.
Zyrtarët në SHBA kanë deklaruar të premten se pushtimi mund të ndodhë në “çdo kohë”. Rusia në anën tjetër, ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën pavarësisht se ka grumbulluar 100 mijë trupa pranë kufijve. Shumë analistë besojnë se një pushtim i Ukrainës nuk ka gjasa të fillonte deri më 20 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kinë.
/b.h
Por per sa dite e ka bere kete porositje 9 miljon banore x3 kg 27 miljlon kg miell pra lufta mos te zgjas ma shum se 3 dite se po na vdesin Serbet nga urija,por nga ana tjeter ma mire dicka se sa aspak.