Momente paniku janë regjistruar në qytetin E Sarandës. Mësohet se një makinë, në hyrje të qytetit nuk i është bindur forcave policore për të ndaluar, duke kryer manovra të rrezikshme.
Gjatë këtij akti, automjeti ka goditur efektivin e policisë R. Ç. Raportohet se policia i është kundërpërgjigjur me të shtëna armësh mjetit, në tentativë për ta ndaluar.
Deri më tani drejtuesi i mjetit ende nuk është kapur, ndërkohë është gjetur dhe një armë zjarri, që besohet se i përket atij.
Policia ndërkohë ka shtuar kontrollet në zonë, ndërsa në operacion po merr pjesë edhe mjeti lundrues i policisë që po kryen inspektime në breg të detit./m.j