Agron Llakaj ishte pjesë e personazheve të ftuar në shtëpinë e Big Brother Vip. Aktori ka zbuluar një detaj që nuk dinim për të dhe aktoren, Monika Lubonja.
Ai zbuloi se kanë qenë së bashku në një shkollë dhe aktorja ishte një vit pas tij. Agron Llakaj tregoi se Monika Lubonja ishte gocë e re, ndërsa ai baba me fëmijë, pasi ka shkuar në universitet në moshën 27-vjeçare.
Pjesë nga diskutimi:
Agron Llakaj: Absolutisht që e kam ndjekur Monikën. Nuk jemi shokë të afërt, por kemi qenë në shkollë bashkë. Monika ishte 1 vit mbrapa meje, se kam shkuar baba në shkollë, Monika ishte gocë”,
Monika Lubonja: Dhe me një çantë Goni. Si të duket rrugëtimi im?
Agron Llakaj: Edhe ato që bëre me stand up, monologun që përshkruaje jetën, unë e shumicën e tyre e dija.
Monika Lubonja: I dije se ti ke qenë pjesë, që aty jam kursyer shumë.
Agron Llakaj: Është një provë, vendose të provoje diçka tjetër, qoftë edhe për të provuar karakterin tënd. mendoj që në muajt e parë kanë qenë më të vështirë, sepse është përshtatshmëria, “pjekuria” e eksperiencës që krijon
Monika Lubonja: Ruhesha shumë sepse nganjëherë thoja me kë duhet të debatoja se ishin në moshë të vogël
Agron Llakaj: Kur erdha në shkollë atëherë këtë bëja, komportimin e moshës. Unë isha 27, duhet të hiqesha si 19-vjeç dhe kur mbaruam vitin e parë.
g.kosovari