Edhe pse jemi akoma në dimër, dhe pritshmëmritë janë për temperatura të ulta, reshje dëbore dhe ngricë, asnjë nga këto nuk do të ndodhë
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Priten rritje të temperaturave në gjithë rajonin.
Edhe të premten na pret mot me diell dhe i qëndrueshëm, me rritje të lartë të temperaturave. Të shtunën pritet të kemi një front të ftohtë ajror nga veriu i cili do të kushtëzojë ulje të temperaturave dhe shtim lokal të vranësirave, por me reshje simbolike atmosferike.
Nga e diela rritje të temperaturave. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë reshje lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët.
/b.h