“Arrestimi i Saimir Tahirit është një precedent i keq që do ta bëjë ‘shpërdorimin e detyrës’ të ngjashëm me agjitacionin dhe propagandën e kohës së Enver Hoxhës”.
Këtë tha ish ministri i LSI i Drejtesise, juristi Ylli Manjani në një intervistë për Euronews Albania, ku e cilësoi vendimin për ish-ministrin një rikthim të drejtësisë popullore të diktaturës dhe jo një sukses të drejtësisë së re.
Sipas “prurjes” me te re te Berishes ne frontin opozitar kunder Bashes dhe Rames, kushdo që thotë se arrestimi i Tahirit është sukses i drejtësisë është një dashakeqës i demokracisë në Shqipëri dhe përfaqëson sistemin monist.
“Është diçka e pandershme, por një precedent shumë i keq që do ta bëjë shpërdorimin e detyrës, vepër penale që ka ngelur që nga koha e Enver Hoxhës, si agjitacioni dhe propaganda dhe kështu kënaqet edhe populli.
Dhe kjo është drejtësia popullore e Enver Hoxhës. Nëse drejtësia e re mendon se ka arritur gjë me këtë e kanë gabim, vetëm kanë kthyer drejtësinë popullore”, tha Manjani./m.j