Për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se rezultati i skuadrës së tij do të vlerësohet krahasuar me përqindjen që pati herën e fundit dhe se gara është me vetën.
“Skuadra ime në Vorë dhe në Rrogozhinë, po punon për të mundur veten tonë. Pra, për të dalë më të mirë seç ishim. Sigurisht që janë dy bashki shumë specifike. Vora në 20 vitet e fundit ka qenë fort djathtas, në disa komuna të Vorës në Bërxullë, ne kemi qenë forcë e tretë.
PD-ja, LSI-ja, dhe pastaj ne. Kështu që në prill të 2021, ne dolëm në të dyja mbi 55 %. Çështja është që është përjashtim nga rregulli, apo do ta kthejmë në rregull, pra që kthehen majtas. Edhe Rrogozhina e njëjta gjë, ka qenë një komunë e PDIU-së.
U rikthye në PS. Patëm një rezultat shumë të mirë në datën 25 Prill të 2021. Por ama duhet të punojmë shumë fort tani, që të ruajmë këtë rezultat”, theksoi ai.