Lufta e karteleve të drogës nuk ka të sosur në vendet latine. Këtë herë, ka shpëtuar për mrekulli, e ashtuquajtura “Mbretëresha” e një prej bandave të Brazilit.
E dënuar me arrest shtëpie, Camila Marodin, u sulmua me një breshëri plumbash.
Me gjurmuesin në këmbën e saj, trafikantja e njohur prej tatuazheve të saj, doli për të blerë në dyqan në qytetin Curitiba.
Por rrugës për në shtëpi, u qëllua me një duzinë plumbash nga një makinë e parkuar.
E pabesueshme në fakt, që asnjë nga 20 plumbat e qëlluar drejt saj, nuk mundi ta kapte. Personi që e shoqëronte u dërgua menjëherë në spital pas disa plagëve.
Atentati ndaj Marodin vjen pas vrasjes së bashkëshortit të saj Ricardo Marodin gjatë ditëlindjes së një prej fëmjëve të tyre në nëntor, disa ditë para se gruaja të arrestohej.
Mediat vendase thonin se Camila Marodin ishte bërë një nga lideret e bandës pas ekzektimit të bashkëshortit./m.j