Sokol Kushta komenton gjerë e gjatë zhvillimet më të fundit në FSHF, mënyrën se si po zhvillohen zgjedh jet në shoqatat rajonale të futbollit, por edhe përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat e shikon një garë të pabarabartë dhe me rivalë e kandidatë të vendosur nga vetë Duka. Asnjë nga klubet, sipas Kushtës, nuk e kundërshton Dukën, pasi ai i sponsorizon ato. Garën e shikon të padrejtë, pasi presidenti bashkë me asamblenë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Kushta i jep të drejtë kryebashkiakut Veliaj në përplasjen me kreun e FSHF-së, pasi bashkia është pronare e klubit. Ai shpreh keqardhjen që Vlorën e kanë fshirë nga harta e zgjedhjeve, ndërsa më e drejtë do të ishte të votonin të gjitha klubet. “Duka nuk e do Vlorën, por ka qejf të notojë në detin e Durrësit edhe pse është i pistë…”, e nis legjenda vlonjate.
Kushta, po afrojnë zgjedhjet në FSHF dhe presidenti Duka kërkon një mandat të gjashtë. E prisni një rikandidim të tij?
Pse mendoni kështu?
Duhet që para 3 muajsh presidenti bashkë me asamblenë të kishin stopuar dhe t’i kishin afishuar emrat. Tjetra, nëpër salla janë parë të gjithë këta persona kur votohet, si mund të jetë i barabartë votimi? Tjetër, presidenti bashkë me asamblenë një herë në kaq kohë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Mendoj se kjo është arsyeja që në tri edicionet e fundit s’ka kundërshtarë, ose janë vënë nga presidenti vetë.
Keni një koment për përplasjen e fundit dhe akuzat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe Dukës?
Tani kjo pyetja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Unë do t’ju pyesja ju, a ka një njeri që të dalë dhe të thotë që futbollin për 22 vjet nuk e kanë mbajtur bashkitë. Dhe po të ishte Federata që në vitin 2006 la të bashkëpunonte me qeverinë për privatizimin e ekipeve dhe bashkitë mos të paguanin më, të liheshin ekipet të lira që të bliheshin, të garantoj që kampionatet kombëtare nuk do të zhvilloheshin më. Tjetra, sa herë ka ndërhyrë bashkia e Tiranës për të shpëtuar Tiranën nga falimentimi? Gjë që Partizani nuk e kishte këtë privilegj, nuk e kishte as Dinamo….
Po thoni se ndërhyrja e Veliajt është e drejtë?
Si mos të kërkojë llogari kryetari i bashkisë për aksionet e veta? Po kur Federata kërkonte stadiumin, toka e kujt ishte? Po te qendra e Dinamos, kush ia dha terrenet FSHF-së? E të tjera plot gjëra që bashkia ka bërë. Por duhet gjetur një formë bashkëpunimi midis qeverisë qendrore, asaj lokale dhe Federatës. Vetëm kështu fiton futbolli. Mos të harrojmë që presidenti erdhi i mbështetur nga politika dhe kur kanë dashur e kanë afruar dhe kur nuk e do, i drejtohesh UEFA-s dhe FIFAs. Unë kam punuar disa vite drejtor dhe të garantoj që bashkia e Vlorës ka dhënë minimumi 5 deri 6 milionë euro të deklaruara për futbollin. Tirana më shumë dhe të gjitha qytetet pak a shumë me shifra të tilla. Që të gjitha këto ia kanë lehtësuar punën Federatës. Janë lekë që për mua është një gabim nga të gjitha bashkitë pa përjashtim. Janë taksat tona dhe me ato do të ishin bërë shumë rrugë, trotuare e të mira materiale për qytetarët. Prandaj, shumë mirë që kërkon llogari. Tjetra që dëgjova që gjoja kryetari nuk ka të drejtë më. Po këta e dinë që bashkitë shesin vetëm stemën jo asetet? Këto asete janë prapë të bashkisë. Prandaj them një bashkëpunim i drejtë do të ishte mirë.
Cila është ajo gjë që duhej të bëhej patjetër në këto 20 vite të Armand Dukës në drejtim dhe nuk është bërë?
Shiko, mos të jemi dhe të padrejtë. Duka solli një reformë në federatë. E organizoi dhe e bëri institucion. Ishte dhe periudha kur UEFA me një plan marshall për vendet e pazhvilluara si puna jonë solli shumë fonde, që sollën zyrat e reja, solli qendrën në Kamzë dhe fonde për infrastrukturë. Duka është një manaxher, tregtar i mirë. Por gjithashtu la shumë vend për abuzime. Detyrimisht, kur shikon që presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s janë të korruptuar, ti s’do vesh të notosh në det tjetër. Kur erdhi Platinija, erdhi me fonde për t’i dhënë Duka votën. Kampionatet pothuajse humbën tifozët. Një gjë e bukur ishte kualifikimi në Europian. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj që ishte zotësia e Dukës që vajtëm në europian. Dhe këtu lë vend për abuzim. Të mendosh që u ble ndeshja me Armeninë, për mua është turp. Unë s’e besoj këtë, por ka fjalë shumë dhe nuk ka reagime./ panoramasport
g.kosovari