Analisti Lorenc Vangjeli beson se kryeministri Edi Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Vangjeli tha se nuk ka asnjë shans që Meta të shkarkohet, pasi Rama nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Analisti shprehet se Rama është i painteresuar të shkarkojë Metën. Sipas tij kryeministri luan me politikë dhe të tjerët me procedurë.
“Personi më i painteresuar për shkarkimin e Metës është Edi Rama. Të tentojmë të hyjmë në thelb. Kjo është politika. Sot do të shikoni dhe gjatë ditëve në vijim, politika përkthehet në një fjalë të vetme që quhet procedurë. Do të ketë një lojë procedurash. Që do të thotë që nuk ka shanse që Ilir Meta të shkarkohet sepse Edi Rama e nis këtë betejë dhe fitoren nuk e ka te shkarkimi por te procesi. Ndërsa Meta e mendon qëndrimin e tij me post te procedura dhe jo politika. Janë dy procese të ndryshme që janë në garë me njëra-tjetrën. Tik-taku është duke vajtur drejt datës 24 korrik.
Kemi një afat të datës 24 dhe kjo është përtej asaj që tentojnë të shikojnë të gjithë. Unë po ju bëj një ushtrim,s hikoni një treshe të jashtëzakonshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Mandatin e Edi Ramës e kanë firmosur personazhe të ndryshme, njëri është presidenti, tjetri është kryetari i opozitës dhe tjetri sekretari i përgjithshëm që përcaktuan zgjedhjet e datës 25 prill. Ju jap provat e mia për këtë.
Atë që i ka bërë Basha, Edi Ramës, as Damiani me Taulantin nuk e kanë bërë dot, i dha pushtetin e tretë. Basha ka bërë atë që gjë që askush tjetër nuk do ta guxonte ta bënte. Një gjeni i aftë të humbasë atje, i gatshëm të humbasë ditë pas dite. Shqiptari i fundit që është i interesuar të shkarkojë Ilir Metën është Edi Rama. Ai luan me politikë, ndërsa të tjerët me procedurë”, u shpreh Vangjeli./m.j