Teksa muaji Shkurt nisi me aksidentin tragjik në Elbasan-Librazhd, edhe muaji që lamë pas u mbyll me numër të lartë aksidentesh. Burime nga policia bëjnë me dije se në muajin e parë të vitit u regjistruan 158 aksident, me 184 të plagosur dhe 17 të vdekur. Për sa i përket të njëjtës periudhë të vitit të shkuar, kemi rritje të numrit të aksidenteve dhe të plagosurve, por më pak viktima. Gjatë Janarit të 2021, kishte 125 aksidente, me 143 të plagosur dhe 22 të vdekur.
Aksidenti më i rëndë gjatë muajit të kaluar ishte në Elbasan, ku humbi jetën një grua 50 vjeç. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa kap pak minuta më pas nga uniformat blu dhe u shoqërua për në komisariat.
Edhe viti 2021 u mbyll me një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021 numërohen 1.376 aksidente me 1860 të plagosur dhe 197 të vdekur.
/a.r