Taksat që duhet të paguajnë qytetarët gjatë këtij vitit do të shkojnë bashkë me faturën e dritave.
Bashkia e Tiranës e ka parë këtë si mënyrën më të mirë që të gjithë qytetarët të paguajnë, duke hequr kështu, praktikën e mosdhënies së certifikatave, nëse nuk paguaje taksën e banesës.
E ftuar në studion e TV SCAN, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali ka bërë me dije të gjitha detyrimet që kanë qytetarët ndaj Bashkisë.
Paketa fiskale e miratuar në fund të vitit që lamë pas, nga ana tjetër heq taksat për rreth 80 mijë biznese, me qëllim lehtësimin e tyre.
Po ashtu, Bashkia e Tiranës gjatë këtij viti ka vënë në dispozicion një fond prej 6 milion lekësh, për mbështetjen e grave sipërmarrëse.