Sali Berisha njoftoi sot se lëvizja që ai drejton do të garojë në një koalicion me partinë e Monika Kryemadhit, nën siglën ‘Shtëpia e Lirisë’. Juristi i njohur pranë PD, Ivi Kaso sqaroi mbrëmjen e së hënës në Report TV detajet e kësaj marrëveshje.
Ai tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim është rënë dakord që të ketë një bashkëpunim afatgjatë, përtej zgjedhjeve të pejsshme të 6 marsit.
“Një ngadetyrat kryesore të Komisionit të Rithemelimit ka qenë krijimi i një fronit sa më të gjerë opozitar në mënyrë që të përfshiheshin të gjithë faktorët që kanë qenë historikisht në krahë të PD-së, apo të përkohshëm që janë në opozitë me qeverisjen. Që në momentet e para ne nisëm negociatat me të gjithë aleatët që publikisht kishin shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ndaj PD-së që deri në dhjetor i kishte lënë jashtë vëmendjes.
E shpejtuam procesin e negocimit me disa forca me të cilat ramë dakord të garojmë nën një sigël të caktuar. Qëllimi nuk ka qenë vetëm të garojmë këto zgjedhje, por të vijojmë një bashkëpunim afatgjatë edhe përtej 6 marsit” – tha Ivi Kaso për ‘Kontrast’ në Report TV.
/a.r