• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Nga Roza Lati, tek Einxhel Shkira! Vajzat e ekranit shqiptar që janë lidhur me “ISH”-at e njëra-tjetrës

by A R
31/01/2022 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë botën, njihet tendenca e personazheve VIP për të krijuar histori dashurie më të tjerë personazhe të njohur, të cilët janë të aftë të kuptojnë botën e tyre dhe impenjimet prej VIP-ash. Por duke qenë vende relativisht të vogla, është e natyrshme që ndonjëherë të njëjtët personazhe të kalojnë nga një VIP tej një tjetër. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë 13 vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.

Dafina Zeqiri Krenar Çoçaj Luana Vjollca

Lidhja me biznesmenin e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin.
Por dyshja i dha fund marrëdhënies vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatores Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmuar prej çiftit.

Zanfina Ismajli Faton Shoshi Era Istrefi

Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja Zanfina Ismaili dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes, por vijojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Sakaq, Fatoni është përfolur sërish vitet e fundit për historinë e tij me Era Istrefin, lidhje e cila gjithashtu mori fund.

Samanta Karavella Kreshnik Kasneci Luana Vjollca

Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmenit nga Tirana Kreshnik Kasneci. Por vetëm pak pas ndarjes nga këngëtarja, në vitin 2013, Kasneci përfundoi në krahët e Luana Vjollcës, e cila vetëm pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtarin Adrian Gaxha. Megjithatë, lidhja mes tyre nuk u konfirmua kurrë dhe nuk dihet sa ka zgjatur.

Roza Lati Stine Ronela Hajati

Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura.
Por pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme: këngëtaren Ronela Hajati. Megjithatë, thuhet se lidhja e tyre zgjati pak dhe që dyshja që prej ndarjes, ndërpreu çdo kontakt, ndryshe nga ç’ndodhi mes Stines dhe Rozës.

Dafina Zeqiri Ledri Vula Angela Martini

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesionale ndaj dhe i dhanë fund marrëdhënies.

Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Angela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull “100 probleme” ku reperi dhe modelja përfshihen në disa skena përvëluese. Por pavarësisht nxehtësisë, as kjo lidhje nuk zgjati shumë.

Liberta Spahiu Getoar Selimi Marina Vjollca

Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një ndër më të komentuarat në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorja.
Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është dhe bashkëshortja e tij.

Einxhel Shkira Bekim Balaj Elita Rudi

Historia e saj me Bekim Balajn ishte si një trampolinë e vërtetë për në botën e showbiz-it. Por ndonëse dukeshin tepër të dashuruar, Einxheli dhe Bekimi u ndanë dhe futbollisti i njohur u përfol vetëm pak kohë më vonë për një lidhje me moderatoren Elita Rudi.
Dyshja nuk e pranoi kurrë publikisht lidhjen, por detaje të shumta në rrjetet sociale e pohonin atë. Gjithësesi, edhe kjo lidhje nuk rezultoi jetëgjatë, pasi Elita tashmë është në një martesë të lumtur me reperin Gjiko.

Anxhelina Hadërgjonaj Fatmir Hysebelliu Angela Martini

Për ato vite që ishin bashkë, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysebelliu ishin vazhdimisht në faqet e mediave rozë. Por lidhja e tyre e gjatë mori fund në vitin 2016, kohë kur Hysenbelliu u përfol për lidhjen e tij me modelen Angela Martini. Dyshja u pa disa herë së bashku në club-e e restorante, por lidhja e tyre nuk u pranua kurrë. Vetë Anxhelina ka deklaruar se Angela nuk ka ndikuar aspak në ndarjen e saj nga Fatmiri, ndërkohë që për jetët e tyre private nuk dihet më asgjë.

Next Post
Nuk kanë hallin e dinjitetit, por të pasurive jashtë vendit! Urdhri i Biden i rrezikon…

Berisha "rrëzon" Presidentin/ Meta shkel hapur Kushtetutën, negocioi fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In