Nënkryetari i Qeverisë ruse Dmitrij Rogozin ka deklaruar në Beograd se Rusisë nuk pëlqejnë, siç i ka quajtur ai, përpjekjet e NATO-s të militarizojë Ballkanin dhe kështu, sipas tij, Aleanca edhe një herë po tregon reliktin e Luftës së Ftohtë. Rogozin në konferencën për shtyp me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë se nuk beson se NATO do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në Ballkan, raporton B92, transmeton Koha.net.
I pyetur se me cilat armë Rusia do të mund ta furnizojë Serbinë, Rogozin ka thënë se i ka dëgjuar me vëmendje Daçiç, kryeministrin Vuçiç dhe kryetarin Nikoliç dhes Rusia do ta trajtojë me kujdes apelin e Serbisë. Daçiç ka thënë se Serbia nuk e kërcënon askënd, porse duhet t’i përgjigjet armatosjes së Kroacisë, e cila sipas tij po pajiset me rakete m të cilat mund të sulmohet Beogradi.