Ky është informacioni më i fundit i bërë i ditur nga tre zyrtarë amerikanë të cilët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kjo lëvizje shton shqetësimin në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, pasi ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj.
Nga ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk ka koment mbi këtë të dhënë por përmendet gatishmëria e presidentit Putin për t’i zgjidhur gjërat nëpërmjet dialogut.
“Ne nuk do të ndërmarrim veprime të mëtejshme pa studiuar mirë më parë përgjigjen zyrtare të marrë nga Amerika”, i tha ai homologut francez Emmanuel Macron në bisedën telefonike. Edhe pse përsëriti faktin se Amerika nuk mori parasysh shqetësimet e Rusisë që kanë të bëjnë me shmangien e zgjerimit të NATO-s, mos vendosjen e armëve sulmuese në kufi me Rusinë dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në gjendjen para anëtarësimit të ish-vendeve të traktatit të Varshavës.