Konflikti Rusi-Ukrainë/ SHBA alarmon: Rusët po furnizojnë ushtarët me rezerva gjaku

Rusia ka gati planin konkret për pushtimin e Ukrainës dhe kjo bazohet edhe tek indicet më të fundit që trupat e pozicionuara në kufi po furnizohen edhe me rezerva gjaku.

Ky është informacioni më i fundit i bërë i ditur nga tre zyrtarë amerikanë të cilët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kjo lëvizje shton shqetësimin në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, pasi ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj.

Nga ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk ka koment mbi këtë të dhënë por përmendet gatishmëria e presidentit Putin për t’i zgjidhur gjërat nëpërmjet dialogut.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime të mëtejshme pa studiuar mirë më parë përgjigjen zyrtare të marrë nga Amerika”, i tha ai homologut francez Emmanuel Macron në bisedën telefonike. Edhe pse përsëriti faktin se Amerika nuk mori parasysh shqetësimet e Rusisë që kanë të bëjnë me shmangien e zgjerimit të NATO-s, mos vendosjen e armëve sulmuese në kufi me Rusinë dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në gjendjen para anëtarësimit të ish-vendeve të traktatit të Varshavës.

“Çështja kryesore u shpërfill, sesi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj synojnë të ndjekin parimin e integritetit të sigurisë … që askush nuk duhet të forcojë sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër,” tha Putin.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com