Ditën e sotme pritet që FSHF të kryejë një tjetër manipulim skandaloz në Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës.
Edhe pse të gjithë klubet anëtare kane firmosur një deklaratë noteriale kundër këtij procesi për shkak të mos transparencës nga ana e FSHF për delegatët që do votojnë, njerëzit e Armand Dukës të ardhur nga Tirana kanë zbarkuar në Gjirokastër për të kryer një farsë zgjedhore.
Siç shihet në video e siguruar nga Gazeta TemA, Armando Duka ka nisur për në Gjirokastër njerëz jo legjitim dhe roje private të paguar nga ai nga qyteti i Tiranës për të votuar në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale Gjirokastër.
Një skandal dhe vepër penale flagrante e kryer nga FSHF që po manipulon zgjedhjet në këtë Shoqatë.
Por, fakti është se anëtarët legjitim e kanë bojkotuar procesin e Dukës dhe kane depozituar në Gjykatë padinë./m.j